Kërkohet me ngulm nga gjigandë Evropianë, Leverkusen i vendos çmimin Kai Havertzit

Bayer Leverkusen nuk do të lejojë që Kai Havertz të largohet për më pak se 100 milionë euro.

Sipas Calciomercato klubi gjerman do të pajtohet me largimin e yllit të talentuar vetëm nëse në arkat e klubit derdhet kjo shumë e çmendur.

Gjermani kërkohet nga Juventusi dhe Barcelona, ndërsa klubi nga Bundesliga nuk pranon ta ul çmimin e kërkuar pavarësisht se Europa po vuan pasojat e krizës financiare si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Me rikthimin e Bundeligës është rikthyer edhe Kai Havertz që shënoi dy herë në fitoren ndaj Werder Bremen.


Shtuar 19.05.2020 09:09