Protestuan për shembjen e Teatrit: Akuza pse u proceduan Robert Budina, Neritan Liçaj dhe Stresi

Nëntë persona të cilët kanë marrë pjesë në protestën e mbajtur ditën e djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar, janë proceduar penalisht.

Sipas policisë, procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.

Shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasit:

R. B., N. L., A. K., A. M., L. B., M. K., Ç. Gj., F. M. dhe A. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 19.05.2020 09:13