Rusia ka programuar për të rifilluar kampionatin në datën 21 qershor, por në ditët e fundit rastet me koronavirus në shtetin më të madh Europës po rriten me përmasa të frikshme aq sa ky virus vdekjeprurës ka prekur furishëm edhe futbollin.
Shtatë raste me COVID-19 janë konfirmuar në klubet elitare ruse. Fillimisht ishin Jefferson Farfan (Lokomotiw Moscow) dhe Kostantin Pliev (Rubin Kazan).
Të lidhura
None found
Të tjerët janë nga Dinamo Moscow, që është edhe ekipi më i goditur. Fillimisht mediat në Rusi raportuan se ishin prekur tre futbollistë, emrat ë të cilëve nuk janë publikuar. Veç tyre, më pas pozitiv ka dalë edhe Alexei Pleskov, drejtori i departamentit mjekësor.
“Sport Express” shkruan se tashmë pozitiv me koronavirus ka dalë edhe Dmitry Izotov, trajneri i portierëve. Kjo situatë e krijuar ka bërë që Dinamo Moscow të anulojë për një afat të pacaktuar seancat stërvitore.
