Interi tenton të përfitojë nga “krisja” Gattuso – Allan

Allan është drejt largimit nga Napoli. Me ardhjen e Gattusos situata ka ndryshuar për mesfushorin brazilian.

Në janar ishte pranë një shkëmbimi mes tij dhe Vecinos, por operacioni nuk u konkretizua ndërsa situata më e fundit ka rikthyer zërat për kalimin e tij te Interi.

Allan pëlqehet shumë nga Conte me të cilin trajneri zikaltër do të kompletonte mesfushën, por Napoli nuk bën lëshime dhe e vlerëson të paktën 50 milionë Euro. Në verë të dyja klubet do të kenë më shumë kohë dhe buxhet në dispozicion ndaj dhe shanset janë të mira për transferimin e 29-vjeçarit te zikaltërit.


Shtuar 16.02.2020 11:00