U rrëzua teksa punonte në lartësi, dërgohet me urgjencë në spital 40 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz, ku një punëtor është rëzuar teksa punonte.

Sipas njoftimit të policisë, 40 vjeçari është transprtuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi policisë
Sot, me datë 16.02.2020, rreth orës 11:30, në rrugën ” O.S.B.E , në Kamëz” , shtetasi R.D, 40 vjeç, duke punuar në banesën e shtetasit R.M , aksidentalisht ka rënë nga lartësia dhe është transportuar menjëherë në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 16.02.2020 11:05