Një tragjedi goditi futbollin Nigerian.
Futbollisti i Nasarawa United, Chieme Martins ka humbur jetën gjatë kohës që ishte duke luajtur në fushën e blertë në Nigeria Professional Football League.
Sipas dëshmitarëve, Martins u rrëzua pa ndjenja pas përplasjes së fuqishme me një futbollist të Katsina United, ndërsa stafi mjekësor e kishte të pamundur për ta rikthyer në jetë.
Skandali ka shkuar deri aty saqë ambulanca nuk është ndezur dot dhe për këtë arsye futbollisti u transportua në spital me një makinë të medieve.
Përplasja brutale por edhe vonesa për transportin drejt spitalin kanë shkaktuar në humbjen e jetës së Martins.