Shkenca ofron shumën e majme për këdo që pranon të infektohet nga koronavirusi, çfarë fshihet pas këtij misioni

Shkencëtarët në Londër ofrojnë një shumë prej 3 500 stërlinash për këdo që pranon në mënyrë vullnetare të infektohet me koronavirus dhe të ndihmojë për të gjetur një vaksinë.

Sipas Daily Mail, deri më tani qendra ka rekrutuar 24 vullnetarë. Këta persona, do të infektohen me variantin më të dobët të virusit që deri tani ka vrarë më shumë se 3800 persona në të gjithë botën – duke u shkaktuar atyre simptoma të ngjashme në frymëmarrje.

Më pas do të testohet një mjekim që është krijuar nga shoqëria Hvivo.

Pacientët do të qëndrojnë në karantinë për dy javë për të parë nëse mjekimi ka sukses. Rreth 35 vaksina të tjera janë në fazë zhvillimi, dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar 46 milion stërlina të tjera për betejën kundër koronavirusit.

Gjithësesi ekspertët kanë thënë se është e pamundur që të miratohet një vaksinë në kohë për të ndaluar epideminë akuale që deri tani ka infektuar më shumë se 110 mijë persona në të gjithë botën.


Shtuar 9.03.2020 14:21