Everton transferon mesfushorin brazilian të Napolit

Evertoni i Carlo Ancelottit duket se do të ketë një verë mjaft të nxënë.

Siç raporton Di Marzio, Everton ka mbyllur marrëveshjen me Napolin për transferimin e mesfushorit Allan.

Skuadra italiane do të përfitojë 25 milionë euro plus tre të tjera bonuse të përfshira në kontratë.

Allan ishte kërkuar nga top skuadra të tjera të Anglisë, si dhe nga gjiganti spanjoll Barcelona.

Everton tani do të kërkojë të finalizojë marrëveshjen me James Rodriguez të Real Madridit.


Shtuar 29.08.2020 16:54