E BUJSHME/ Endri Çekiçi kati për një aventurë në La Liga

Endri Çekiçi e mbylli pjesën e parë të sezonit në Slloveni në një superformë. Kjo ka bërë që shqiptari të përfundojë në radarët e kampionateve më të rëndësishëm të Europës.

“Panorama Sport” ka mësuar se në adresë të mesfushorit anësor, por edhe organizator (10), që bën lehtësisht edhe rolet e sulmuesit të qendrës dhe atij anësor, ka një interesim zyrtar nga La Liga spanjolle.

Në 16 ndeshje gjatë pjesës së parë të sezonit, Endri Çekishi ka shënuar shtatë gola me Olimpija Lubjanën si dhe ka dhuruar një asist. Futbollisti kuqezi, çuditërisht, me gjithë formën e jashtëzakonshme që po kalon dhe faktin që po shënon gola spektakolarë nga jashtë zone, nuk u thirr nga skuadra e parë


Shtuar 18.01.2020 15:28