Çfarë po ndodh me me Ligue One? Po planifikon të rinisë sërish futbollin

Ligue 1 vazhdon me vendime të jashtëzakonshme.

Kampionati francez sot ka vendosur që t’i jap fund sezonit të futbollit, përfshirë edhe Superligën që njihet si Ligue 1.

Të lidhura

None found

PSG janë kampionët e sezonit 2019/20, kurse Lyon nuk luan në garat evropiane për herë të parë pas 23 viteve.

Por, tashmë LFP po përgatit edhe planin për sezonin e ri në Francë, përcjell lajmi.net.

Sipas raportimeve, LFP planifikon që të fillojë sezonin 2020/21 në Ligue 1 dhe Ligue 2, në datat 22 dhe 23 gusht.

“Bordi i drejtorëve rithekson objektivin për fillimin e sezonit të ri më 22 dhe 23 gusht 2020 më së voni”, thuhet në një komunikatë të LFP.

Kujtojmë se vendimi i LFP për anulimin e këtij sezoni ka bërë që skuadrat franceze të ndahen në qëndrimet e tyre.


Shtuar 30.04.2020 21:04