48 orë pas arrestimit, kështu duket Ronaldinho (FOTO LAJM)

48 orë pasi u arrestua në kryeqytetin e Paraguait, Asunción, del imazhi i parë i Ronaldinhos në burg. Hernán Rodríguez, një gazetar i rrjetit “Unicanal”, ka shpërndarë foton e parë të Gáuchos në izolim, pasi u kap me pasaportë të falsifikuar bashkë me vëllanë e tij.

Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto u transferuan në një burg në Asunción, të shtunën, pas urdhrit të ndalimit të nënshkruar nga një gjykata.

Vëllezërit po mbahen në një sektor në katin e fundit të ndërtesës kryesore që strehon oficerët e policisë me procese gjyqësore, si dhe politikanë të ndjekur penalisht për korrupsion apo trafikantë droge.

Sipas raportime të ndryshme të medieve lokale, gjykatësi Clara Ruíz Díaz, vendosi këtë mase për shkak të rrezikut të arratisjes së Ronaldinhos gjatë procesit të hetimit.


Shtuar 9.03.2020 10:49