222 milion euro?! Trajneri i Barcelonës tregon planet që ka për transferimin e Neymar

Deri më tani ka pasur raportime vazhdimisht për një rikthim të mundshëm të Neymarit te katalunasit.

E për këtë gjë ka folur edhe trajneri i Barçës Quique Setien.

Barcelona po ashtu ka rënë dakord me futbollistët për uljen e pagave shkaku i krizës financiare nga koronavirusi e kjo gjë siç duket do të ndikoj edhe në transferimin e brazilianit.

Andaj Setien ka mohuar se do të shpenzojnë 222 milionë euro për transferimin e Neymarit.

“222 milionë euro për të? Jo. Unë nuk mendoj se dikush mund të shpenzojë kaq shumë”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

Po ashtu Setien ka thënë që pandemia do të kushtëzoj shumë gjëra në aspektin ekonomik të klubeve.


Shtuar 1.05.2020 13:49