Zbulohen pallatet e dëmtuara që kanë sjellë arrestimet në Tiranë

Ditën e djeshmë janë shoqëruar në polici rreth 42 shtetas për ndërtime të paligjshme në Tiranë.

Janë mësuar disa nga godinat e dëmtuara nga tërmeti, për të cilat policia ditën e djeshme kreu një sërë arrestimesh.

Gazetarja Anila Hoxha raportoi për pallatet e dëmtuara për të cilat janë lëshuar 42 urdhër arreste.

Arrestimet janë për pallatet në të cilat është konstatuar ndryshim destinacioni, ndërhyrje në strukturë, siç është rasti i Vorës ku në një pallat të vjetër është ndryshuar struktura për t’u kthyer në furrë buke.

Ndërkohë pallatet e tjera janë në Tiranë: Gora shpk., në Yzberisht; Hapësira X., në Yzberisht; Agi Bes Halili në Liqenin e Thatë; Rekord në Yzberisht; Haki Stërmilli në Kombiant.

Është mësuar gjithashtu se nesër do të dorëzohet kërkesa në gjykatë për të përcaktuar masat e sigurisë për të arrestuarit, ndërsa një numër i vogël prej tyre ndodhen ende në arrati.


Shtuar 15.01.2020 16:58