Lëkundje të forta toke në Kosovë, ku ishte epiqendra (FOTO LAJM)

Disa dridhje toke janë ndjerë para pak çastesh në veri të Kosovës duke u ndjerë të forta edhe në Prishtinë.

Nga të dhënat e para mësohet se lëkundjet kishin një magnitudë 4.3 të shkallës Richter.

Tërmeti kishte epiqendër një zonë mes Mitrovicës, Leposaviqit dhe Istogut dhe një thellësi 10 kilometra.

Nuk ka ende të dhëna për dëme materiale apo në njerëz.


Shtuar 15.01.2020 16:50