Zbardhet atentati në Laç: Autori e ndoqi me makinë pas sherrit dhe e qëlloi

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e shënuar sot në qytetin e Laçit ku u tentua ekzekurimi i një personi.

I lënduari është shtetasi Zef Marku, ndërsa autori i këtij atentati është shtetasi Ilir Xhepaj, 33-vjeç.

Mësohet se dy shtetasit kanë pasur një konflikt në lagjen nr 4 të qytetit të Laçit, ndërsa ngjarja në periferi të qytetit.

Autori e ka ndjekur Markun me makinë pas zënkës dhe e ka plagosur me armë zjarri ndërsa është larguar nga vendngjarja menjëherë.

Blutë e Kurbinit bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin, ku vijon puna intensive për kapjen e tij, ndërkohë që i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore tek Spitali i Traumës.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë:

Sot ,rreth 17:45 ,në qytet Laç, si pasoje e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorin e dyshuar të ngjarjes , konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.


Shtuar 15.05.2020 21:17