Makina përplaset me trajlerin në Korçë, 35 vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në k
Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një makinë është përplasur me një trajler.

Për shkak të aksidentit shoferi i makinës, një 35-vjecar është derguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore per jeten.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.03.2020, në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë, shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 4.03.2020 13:15