shpërthen bombula e gazit në shtëpi, 80-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në Tiranë duke lënduar një të moshuar.

Policia bën me dije se i moshuari është lënduar në këmbë dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Nikoll Keta”, në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç, ka plasur një bombël e vogël gazi, për pasojë është dëmtuar në këmbë shtetasi Z.K, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.07.2020 16:36