Bota në “luftë” me Covid-19! Mësoni sa viktima e sa miliona të infektuar janë shënuar deri sot

COVID-19 është lufta e përditshme në botë. Ky virus i cili ende është në një fazë agresive të tij, po merr me mijëra jetë nëpër botë.

Ditën e sotme në Shqipëri, u shënuan 6 viktima nga COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit të raportuara në Worldmeter, deri më sot janë shënuar 644,962 viktima, 16,058,465 të infektuar dhe 9,819,403 të shëruar plotësisht.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. /albeu.com/


Shtuar 25.07.2020 16:33