Shkodra është një ndër qytetet më të prekura nga COVID-19, ku brenda pak ditëve numëroi dhjetra të prekur.
Sot mësohet se nga qarku i Shkodrës sot janë marrë 19 mostra për tu analizuar në laboratorin e ISHP në Tiranë. 17 u morën në Shkodër dhe 2 në Malësinë e Madhe.
Ndërkohë ka vijuar komunikimi i personelit shëndetësor me pacientet me covid -19, ku gjendja shëndetësore e tyre deri në këto momente është e stabilizuar.
Nga Shkodra janë 7 paciente të shtruar në spitalin covid në gjendje te stabilizuar. /albeu.com/