Serbia bllokon kamionët e Kosovës në kufi, Rama i shkruan: Të lutem president…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kamionë me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufi me Serbinë.

Me anjë të një posti në Twitter, Rama i bën një thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic pas bllokimit të 24 kamionëve me mallra të Kosovës.

Të lidhura

None found

“Prej 24 orësh kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e gjelbër në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!” shkruan Rama.

Ai i kujton Vuçiç se vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë.

“Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, thotë kreu i qeverisë shqiptare./albeu.com/


Shtuar 31.03.2020 15:44