Rrëqethëse! Prag vdekjes, vajza u detyrua t’i thoshte nënës lamtumirë nga FaceTime

Një grua në Washington u detyrua ti thoshte lamtumirë nënës së saj para vdekjes me Facetime, pasi e moshuara ishte infektuar me COVID-19.

Ashtu si shumë familje në mbarë botën, Michelle Bennett nuk u lejua që të shkonte pranë nënës së saj Carolann Christine Gann, e cila u infektua me koronavirus.

“Nuk ishte e mundur që të shkoja aty për të mbajtur dorën e nënës, për ti ledhatuar kokën dhe për ti thënë gjërat që doja ti thoja.

Ishte një ndjenjë pa shpresë, unë thjesht kujtoj ditët kur ajo ishte aq e pafuqishme sa as nuk fliste dot”, tha Bennet për CNN.

Por një infermiere në spitalin Sëedish Issaquah në Washingon bëri të mundur që e bija ti jepte lamtumirën nënës. Michelle mori telefonatën nga spitali ku i thanë se gjendja e nënës 75-vjeçare ishte përkeqësuar dhe mund të ndërronte jetë shpejt.

“Unë do ti vendos telefonin që të mund ti thuash “Të dua” dhe ti japësh lamtumirën e fundit. Ajo nuk do të jetë vetëm. Ne do të qëndrojmë me të deri në fund”, i tha infermierja.

Për 10 minuta, Bennet foli me nënën nëpërmjet kamerës FaceTime ku i tha fjalët e fundit. E ndjera ndërroi jetë 1 orë më vonë.


Shtuar 31.03.2020 15:32