Apartamenti 24 milionë dollarë në kullën 62 kate, brenda shtëpisë unike të Beckham (FOTO LAJM)

Ndërkohë që të gjithë janë izoluar në shtëpi për të frenuar përhapjen e koronavirusit, mediat britanike raportojnë se familja Beckham i ka shtuar koleksionit të banesave një apartament me vlerë 24 milionë dollarë në Majami.

Apartamenti ndodhet në godinën e quajtur “Muzeu 1000” në qytetin kryesor të Floridës dhe do të jetë rezidenca e familjes aty, pasi David ka lënë Los Anxhelosin për të vijuar aventurën me klubin e futbollit të themeluar prej tij, Inter Miami.

Apartamenti i ri, i dizajnuar nga arkitektja Zaha Hadid, është përfunduar në fund të vitit 2019. Ai përbëhet nga 5 dhoma, një pishinë dhe një pistë personale për uljen e helikopterëve. Shtëpia e re e familjes Beckham ndodhet në një kullë 62-katëshe, 215 metra të lartë, një nga më të lartat në qytet.

Apartamenti i shtohet pronave të familjes, ku përfshihet një mansion në Londër me vlerë 35 milionë euro dhe një shtëpi në Kostiolds, me vlerë 8 milionë euro.


Shtuar 31.03.2020 15:45