Rudina Hajdari ngre tonet ndaj Ramës: Po bën lojë me PD-në

Deputetja Rudina Hajdari gjatë seancës së sotme ka vënë theksin sërish te listat e hapura, të cilat sipas deputetes janë prioritet i saj.

Hajdari theksoi se PS dhe mazhoranca duhet të dalë me një qëndrim të saj. Nëse do të mbështesë qytetarët që duan ndryshimin apo do të vazhdojë të mbështesë 10 % e atyre që kundërshtojnë zhvillimin e vendit.

“Ne që jemi në Kuvend kemi marrë përsipër të përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që duan listat e hapura. Janë plot 75 % e qytetarëve duan listat e hapura. Ka ardhur koha që PS, mazhoranca të jetë e qartë në qëndrimin e saj. A do të zgjidhni të jeni pjesë e këtyre njerëzve që duan t’i mbajnë listat e mbyllura? Si do të ecim para?

Do të jeni pjesë e këtyre 10 %. Do të rrini pas militantëve dhe do t’i shërbeni interesave të ngushta? Apo do të bëheni pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe do ti nderoni ata duke mbështetur listat e hapura. Nëpërmjet listave të hapura dhe mbështetjes se qytetarëve shqiptarë i tregojmë atyre që jo vetëm duam listat e hapura , por duam zhvillim në këtë vend, dhe duan një demokraci funksionale.

Ndaj Edi Rama, nëse sot do të jesh pjesë e asaj pakice, dije mirë se do të jesh i humbur. Sot duhet të dalësh të na tregosh se nuk është thjesht një lojë që ke me PD dhe me atë opozitë jashtëparlamentare që vazhdon të jetë pjesë e atij 10 %. Duhet të tregosh këtu se ti qëndron për atë pjesë të shumicë së shqiptarëve që duan ndryshim për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Hajdari.


Shtuar 2.07.2020 11:27