Rama përmend provokimet nga Kuvendi: Marrëveshjen e firmosët vetë

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i është përgjigjur Partisë Dmeokratike, që mes një kërkese i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë të miratonte Kodin Zgjedhor në seancën e radhës plenare.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë, ka replikuar nga deputeten e opozitës Rudina Hajdari, duke i kujtuar sërish firmën e saj në paktin mes palëve për Reformën Zgjedhore.

“Nuk është nevoja për të vazhduar me provokime, atyre jashtë u them nuk keni asnjë tagër t’i jepni urdhër këtij Kuvendi dhe meqë jemi këtu sot Kryetari i Kuvendit që pashë se i është drejtuar një urdhër nga Sekretari i Përgjithshëm i forcave clirimtare jashtë Kuvendit, por edhe unë jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit që edhe ju zonja Hajdari keni firmosur; ku thuhet që Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim e pa kushte. Unë nuk di të ekzistojë në historinë e planetit në gjithë jetën demokratike ndonjë institucion tjetër vec Gjykatës Kushtetuese që mund t’i diktojë Kuvendit një gjë apo një gjë tjetër. Tani mblidheni ju atje 4 veta në një vend të nderuar patjetër, tokë amerikane, edhe këpusni një firmë atje, kuvendi ta marrë këtë letrën tani e ta votojë”- tha Rama.

Sa per kerkesen e Hajdarit per lista te hapura dhe perseritjen e thirrjes drejtuar Rames qe te mbaje premtimin, kryeministri tha:

“Unë besoj që për sa më takon e na takon, jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe që ta shprehim respektin për nevojën e konsensusit, duke mis i konsideruar ata që janë jashtë si zotërues të monopolit të opozites dhe juve që jeni brenda si mbetje e përkohshëm në këtë parlament, por si deputetë legjitimë dhe si opozita që sot ky parlament ka.

Nuk do ishte mbase e udhës që të shpjegoj se kjo qasje jone nuk lidhet me faktin që nuk i kemi votat, se për të miratuar Kodin Zgjedhor duhet shumicë e cilësuar që ne nuk e kemi në këtë kuvend, por e sjell këtu këtë fakt për të nënvizuar atë që besoj ka qenë e qartë në vijën tonë të sjelljes, ne nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit as aq më pak atë të arithmetikës sikundër për fat të keq edhe ju, jo sot, por me parë, edhe kolegu juaj dhe zëdhënësi i fuqishëm i këtij ndryshimi, Murrizi, na kanë akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë, apo pazar sic e ka qejf ta quajë Muslimi, të Damianit me Oerdin, nënkupto timin me Lulin duke blerë votat”.


Shtuar 2.07.2020 11:31