Qeni antidrogë zbulon “sekreti” e dy shqiptarve në portin e Anconas

Policia italiane në portin e Ankonës ka sekuestruar 1.1 kg heroinë të ndarë në dy pako si dhe 43.000 euro të fshehur brenda në kamion.

Sipas mediave italiane, kamioni kishte ardhur nga porti i Durrësit. Si fillim që diçka nuk shkonte e zbuloi qeni antidrogë, por nuk mundi ta gjejë substancën pasi ishte e mbështjellë mirë.

Automjeti më pas iu nënshtrua kontrollit me rreze X, të cilat konfirmuan praninë e pakove dhe lejoi identifikimin e tyre të saktë brenda ngarkesës.

Autoriteti Gjyqësor ka sekuestruar substancën narkòtike dhe automjetin e përdorur për transport, si dhe 43,000 euro para të gatshme, që besohet se janë të ardhura nga veprimtaria e paligjshme.

Droga e gjetur e hedhur në treg, do të kishte sjellë një fitim prej rreth 35,000 euro. Shoferi dhe pasagjeri, përkatësisht 29 dhe 26 vjeç, shtetas të kombësisë shqiptare pa precedentë specifik, u arrestuan dhe u shoqëruan në burgun Montacuto.


Shtuar 17.07.2020 17:52