Plas debati për koronavirusin në Opinion: Mos shtrembëro turinjtë!

Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj ka debatuar mbrëmjen e sotme me ish-deputeten e PD-së, Oriola Pampuri.

Në “Opinion ata janë duke folur për situatën në vend për koronavirusin, ndërsa në një moment, Brataj i ka thënë Pampurit që të mos shtrembërojë turinjtë, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar që të tërheqë fjalët.

Debati:

Braja: Mos më shtrëmbëro turinjtë, nëse nuk të pëlqej unë nuk do të thotë…

Pampuri: Për këtë që the kërko falje, ose unë ose ti do të largohet nga studio nëse nuk kërkon falje këtu

Braja: Më kë më ngatërron mua?

Pampuri: Ke mashtruar qytetarët

Braja: Nuk kam mashtruar qytetarët

Pampuri: Nuk mund të flasi ashtu, jam grua, jam zonjë

Fevziu: I the ke mashtruar qytetarët

Pampuri: E pe çfarë ndodhi me maskat sot?

Braja: Unë paskëm bërë shpërndarjen e maskave, unë i paskëm bërë këto?

Pampuri: Kryeministri i ka bërë, këtë kam përballë. Më thatë që nuk e kam thënë, tërhiqem, por ti do më kërkoshfalje

Braja: Kush do ti dërgojë mesazhet ty moj zonjë

Pampuri: Mi dërgojnë gazetarët


Shtuar 10.03.2020 22:29