Më në fund një lajm i mirë nga qyteti në Itali ku shpërtheu koronavirusi: Asnjë i infektuar më!

“Jemi shumë të lumtur për këtë dhe është një rezultat shumë i mirë”, ka thënë kryetari i bashkisë së Codogno, në provincën e Lodit, Lombardi e cila është zona e parë e prekur nga koronavirusi.

Ky është një lajm i mirë që vjen nga shteti fqinj i cili ditët e fundit po përballet me një nga sfidat më të vështira që ka kaluar ndonjëherë pasi me qindra njerëz kanë humbur jetën e mijëra të tjerë janë infektuasr me koronavirus.

Ndërkohë për herë të parë pas kaq javësh në vendin që njihet edhe si ‘vatra’ ku shpërtheu epidemia në Itali, Codongno nuk ka asnjë rast të regjistruar si i ri për ditën e sotme.

Në këtë qytet më datë 22 Shkurt u shënua rasti i parë në Itali ku u infektua një 38-vjeçar dhe që ka qëndruar për 2 javë në reanimacion nën kujdesin mjekësor.

Mediat italiane raportojnë se ditën e djeshme, personi në fjalë për herë të parë pas shtrimit të tij në karantinë, ka arritur të marrë frymë vetë pa nevojën e aparaturave të posaçme ndërssa është regjistruar si pacienti 1 ndërsa pacienti zero sipas autoriteteve nuk është identifikuar ende.

38-vjecari vetëm ditën e djeshme arriti të marr frymë vet pa nevojën e aparaturave. Ai ishte pacienti numër 1 dhe as sot nuk është gjetur ende pacienti zero nga ku shpërtheu dhe virusi.

631 të vdekur dhe 1004 të shëruar është bilanci I deri pak orëve më parë, ndërsa sot janë regjistruar në harkun kohor të 24 orëve 136 viktima.


Shtuar 10.03.2020 22:51