Në Francë e bëjnë të sigurtë: Cavani ka kryer vizitat mjekësore te Atletico Madrid

Duket se gjithçka ka përfunduar. Edison Cavani do ta vashdojë karrierën e tij tek Atletico Madrid.

Sipas informacioneve të fundit, Cavani sapo ka kryer vizitat mjekësore tek klubi madrilen.

Shuma e paguar nga Atletico nuk është bërë e ditur, por nga mediat franceze raportohet se “Los Colchoneros” kanë derdhur në arkat e PSG-s 15 milionë euro.

Drejtuesit e klubit parisien kërkonin plot 30 milionë euro për kartonin e Cavanit, por siç duket në fund janë bindur dhe kanë pranuar të ulin pretendimet.


Shtuar 26.01.2020 15:38