Jetë mes rrënojash, foshnja lind në kohën e tërmetit në Turqi

Tërmeti me madhësi 6.8 ballë që shkaktoi një tragjedi të madhe në provincën Elazig të Turqisë po edhe një gëzim ka emocionuar popullin.

Një grua solli në jetë fëmijën e saj.

Ngjarja ndodhi në një klinikë private në Elazig. Gjinekologu dhe mamitë mbetën të qeta dhe vazhduan të bënin punën e tyre. Njëra nga mamitë u kujdes për të porsalindurin.

“Unë nuk mund të lija nënën dhe foshnjën. Më duhej të qëndroja i qetë dhe të mos kisha panik për sigurinë dhe shëndetin e nënës, fëmijës dhe stafit.

Për fat të mirë, edhe nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore ”, tha gjinekologu Nilai. /albeu.com/


Shtuar 26.01.2020 15:27