Ndahet nga jeta ikona e valles popullore (FOTO LAJM)

Mjeshtri i valles popullore mbarëshqiptare dhe “Nderi i Kombit” , Besim Zekthi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ku bëjnë të ditur se Zekthi humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në shtëpinë e tij në Tiranë, pasditen e sotme.

“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi.

Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë.

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendësueshmin, Besim Zekthi.”, shkruhet një njoftimin e Teatrit Kombëtar i Operës dhe Baletit


Shtuar 28.06.2020 15:30