Mjekja italiane tregon historitë rrëqethëse: Njerëzit luten të japin lamtumirën e fundit

Një mjeke italiane ka treguar momente rrëqethëse nga tmerri në spitalet italiane.

Doktoresha Francesca Cortellaro, e cila punon në spitalin San Carlo Borromeo në Milano, rrëfen se pacientët e infektuar me virusin e rrezikshëm vdesin të vetëm në spital.

Duke folur për gazetën italiane Il Giornale, mjekja shprehet se “A e dini se çfarë është më dramatike? Të shohësh pacientët që vdesin vetëm, e t’i dëgjosh ata ndërsa të luten t’i thonë lamtumirë fëmijëve të tyre dhe nipërve dhe mbesave. Ata janë të kthjellët, nuk hyjnë në narkolepsi. Është sikur të ishin duke u mbytur, por me kohën e kuptojnë se po vdesin”.

Doktoresha tha se ndihmoi një gjyshe që po vdiste t’i jepte lamtumirën mbesës. Duke përshkruar ato momente që i pa me sytë e saj, mjekja tha: “Nxora telefonin dhe e telefonova me videocall. I thanë lamtumirë njera-tjetrës. Deri tani kam një listë të gjatë të video-telefonatave. Unë e quaj atë një listë lamtumire.”

Italia është një nga vendet më të prekura në botë me koronavirus, me më shumë se 41,000 raste dhe 3,405 vdekje.


Shtuar 21.03.2020 14:24