Masat drastike ndaj koronavirusit, e gjithë qeveria futet në karantinë

E gjithë qeveria rumune është futur në karantinë për shkak të koronavirusit.

Kryeministri i përkohshëm Ludovic Orban tha në një konferencë shtypi se të gjithë anëtarët e qeverisë, si dhe disa anëtarë të Partisë së tij Liberale Kombëtare (PNL) do të vetë-karantinohen.

“Ne i kërkuam ministrit të Shëndetësisë që shpejt të krijojë një mekanizëm të hetimit epidemiologjik për të gjithë kolegët tanë. Të gjithë ata do të testohen. Sa për mua, unë do të qëndroj i izoluar në Villa Lac 1 ku do të vazhdoj të kryejë detyrat e mia”, tha Orban.

Rumania ka 70 raste të konfirmuara COVID-19 deri më tani, por nuk ka vdekje.

Gjashtë persona kanë bërë një rikuperim të plotë, ndërsa 2.067 janë në karantinë në spitale ose ambiente speciale dhe 13.745 janë të izoluar në shtëpitë e tyre.


Shtuar 13.03.2020 13:51