Detaje të reja, tre nga katër të infektuarit në Fier janë nga i njëjti fshat

Vatra më e re në vendin tonë është Fieri ku zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë tha se janë 4 raste.

I pari ishte një 66 vjeçar nga Patosi që mbëriti nga Italia për të festuar ditëlindjen e nënës së tij, ndërsa tre rastet e tjera janë nga i njëjti fshat i Fierit dhe që të gjithë të mbërritur nga Italia në Shqipëri.

Saktësisht, në qarkun në fjalë numërohen 4 persona pozitivë me Covid-19, në 24 orët e fundit. Tre prej tyre janë nga fshati Dërmenas, njësia administrative Dërmenas dhe një nga Patosi.

Ata janë pjesëtarë të së njëjtës familje dhe kanë ardhur nga Italia. Kanë qëndruar të izoluar deri sa dolën përgjigjet. Për personat e tjerë janë marrë mostrat dhe pritet të dalin përgjigjet.


Shtuar 13.03.2020 13:50