Lan duart me raki për tu dezinfektuar, burri përfshihet nga flakët (VIDEO)

Përhapja me shpejtësi e koronavirusit ka ngjallur panik edhe në Shqipëri, por ka dhe nga ata të cilët e kanë marrë me “sportivitet” këtë situatë.

Fillimisht, shpërthyen “memet” se në Shqipëri virusi nuk vinte pasi këtu ka raki e hudhra.

Por së fundmi, një burrë nga Berati ka vendosur të lajë duart me raki për tu dezinfektuar rjet.

Dikush i bën një shaka të hidhur, dhe shihet se duart e tij përfshihen nga flakët teksa dëgjohen zëra që qëshin me të madhe.

Fatmirësisht, burri ka mundur të shuajë flakët dhe duket se është mirë.


Shtuar 13.03.2020 14:02