Koronavirusi nis ashpër luftën edhe në Greqi, 90 pacientë në terapi intensive

Greqia aktualisht është një nga vendet që po numëron rritje të ndjeshme në numrin e të infektuarve dhe viktimave.

Kështu nga 77 raste të reja me infeksion që janë shënuar orët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi ka shkuar në 1.832.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, njofton se nga rastet e konfirmuara, 55% janë burra dhe 501 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 779 janë infektuar nga një person me COVID-19.

Sipas Tsiodras, 90 pacientë janë duke u trajtuar në ICU me intubim, ndërsa 10 kanë dalë orët e fundit nga kujdesi intensiv, raportojne mediet greke.

Gjithashtu Tsiodras njoftoi dy vdekje të reja nga koronavirusi në Greqi dhe tani numri i përgjithshëm i të vdekurve është 81.

Nga viktimat, 23 janë gra dhe pjesa tjetër janë burra, ndërsa mosha mesatare e tyre është 74 vjet. 88% kishin një sëmundje të mëparshme ose ishin të moshuar.

Deri më tani, në Greqi janë marrë 28.584 mostra klinike. Mosha mesatare e personave të intubuar është 66 vjeç, ndërsa 72% kanë një sëmundje të mëparshme ose janë mbi 70 vjeç. 19 prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra.


Shtuar 8.04.2020 07:53