Vaksina e bërë gjatë komunizmit ul rrezikun e infektimit nga COVID 19 te shqiptarët?

Teksa po punohet për gjetjen e një vaksine që të ndalojë koronavirusin, shumë studime thonë se vaksina anti-tuberkulozit mund të shpjegojë faktin se pse shtetet perëndimore janë prekur më rëndë nga koronavirus.

Për shembull në Portugali, ku vaksinimi kundër tuberkulozit është bërë shifrat janë shumë më ndryshe se sa në Spanjë. Në Australi kanë nisur menjëherë studimet shkencore.

Pra a është Europa Lindore më elastike ndaj COVID-19?

Shkencëtarët amerikanë e lidhin vaksinimin anti-tuberkuloz me më pak raste të koronavirusit, kurse shkencëtarët indianë shpresojnë, por janë më të kujdesshëm.

“Ne zbuluam se vendet pa politika universale të vaksinimit anti tuberkuloz, si Italia, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara, janë prekur më rëndë në krahasim me vendet me politika universale dhe të gjata.”

Ishte ky një nga përfundimet e ekipit të studiuesve të drejtuar nga Gonzalo Otazu, profesor asistent i shkencave biomjekësore në universitetin e Nju Jork.

Ndërkohë në një tjetër studim po në SHBA kanë zbuluar të njëjtën gjë.

Studiuesit nga SHBA shkruajnë në punimin e tyre: “Pas rregullimit sipas statusit ekonomik të vendit, proporcionit të popullsisë më të vjetër dhe përafrimit të trajektoreve të epidemive të vendeve me goditje më të lartë, vëzhgimi intrigues i një lidhjeje të rëndësishme midis përdorimit të BCG dhe vdekshmërisë së ulët të atribuuar nga COVID-19, mbeti i dukshëm”. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2020 07:56