Kishin fshehur “mallin” në brendësi të serbatorit, si u zbulua Nissani në Kakavijë

Vazhdojnë akoma kontrollet e kujdesshme në kufi të vendit për shkak të dyshimeve për trafik të lëndëve narkotike.

Këtë herë dy raste të reja të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike janë goditur nga Policia Kufitare në Kakavijë dhe Muriqan.

Në PKK Kakavijë, në vijim të punës për goditjen e aktiviteteve të kundraligjshme dhe krimeve ndërkufitare, në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit O.M.

Gjatë kontrollit të automjetit të markës Nissan nga ana e shërbimeve të policisë kufitare e doganore, si dhe të antitrafikut doganor, duke përdorur edhe skanerin, u gjend i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë pë veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Në PKK Muriqan, po si rezultat i kontrolleve të shtuara u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi gjatë kontrollit të automjetit Opel, në brendësi të timonit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”. /albeu.com/


Shtuar 23.02.2020 12:15