Mposhti Wilderin, por shikoni si duket fytyra e britanikut pas ndeshjes (FOTO LAJM)

As Tyson Fury nuk ka shpëtuar pa dëme nga dueli kundër Deontay Wilder.

Fury vërtetë dominoi duelin me Wilder duke u shpallur edhe kampion i WBC, por duket se edhe ka pranuar disa goditje.

Disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë shenjat e mbetura në fytyrën e Fury, pas duelit me ‘Bomberin e bronztë’.

Gjithësesi, këto shenja nuk tregojnë shumë krahasuar me dëmet që pati për Wilder.

Amerikani iu drejtua spitalit, pasi dualla e veshit i kishte shpërthyer dhe rreziku për të ishte më i madh.


Shtuar 23.02.2020 12:14