Kastriot Reçi u qëllua me snajper pak pasi doli nga lokali i tij.
Reçi ishte pronari i televizionit lokal “Media Plus” që operon në qarkun e Lezhës.
Të lidhura
None found
Mësohet se bashkëshortja dhe dëshmitarë të tjerë janë marrë në pyetje nga policia për të mësuar nëse viktima kishte pasur ndonjë kërcënim apo konflikt që çoi në ekzekutimin e tij.
Po kështu mësohet se Reçi kishte lënë takim me një zonjë për çështje pune. Nuk dihet kush ishte personi në fjalë por policia po heton të gjitha lëvizjet e tij për të arritur tek identifikimi i autorit të vrasjes.
Dyshohet se vrasja ka lidhje me një histori bandash dhe është bërë për hakmarrje. Vite më parë Reçit i është vrarë edhe një vëlla.
