I çmendur nga xhelozia, shqiptari tenton të mbysë gruan me tel

Policia italiane në Xhenova ka arrestuar një 47-vjeçar i cili tentoi të mbyste me një tel gruan e tij italiane.

Siç raportojnë mediat në Itali, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa si shkak mendohet se ka qenë xhelozia e tepruar e shqiptarit.

41-vjeçarja italiane ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa në sekondat e fundit ka bindur burrin e saj, që të ndërpriste dhunën dhe ta dërgonte në spital.

Sapo mbërritën në spital, shqiptari u arrestua, pasi pavarësisht prezencës së burrit, 41 – vjecarja arriti që t’i bindte efektivët e policisë se ai ishte i agresori.

Çifti kishte probleme dhe ishte drejt divorcit.


Shtuar 27.09.2020 06:34