Hipi mbi shkëmb për të festuar fundin e izolimit, 31-vjeçarja bie në humnerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një vajzë e re ka humbur jetën majë shkëmbinjve.

E reja po tentonte të bënte foto në parkun e Duden në Turqi për të festuar daljen nga izolimi, por ra nga një lartësi prej 35 metrash dhe vdiq.

Kjo i ndodhi një 31-vjeçareje me origjinë kazake, Olesia Suspitsina.

Sipas mediave të huaja, Olesia kishte shkuar për shëtitje me një mik në Parkun e famshëm Duden, në Antalia, i njohur për ujëvarat e saj të bukura, pas disa javësh qëndrimi në shtëpi.

Gjatë shëtitjes, Olesia vendosi të bënte një foto në buzë të një shkëmbi me ujëvarat në sfond.

Ajo ishte ngjitur mbi pengesën e sigurisë për të pozuar para mikut të saj që po i bënte fotografinë, por rrëshqiti në bar, humbi ekuilibrin dhe ra nga shkëmbi.

Shoku i saj i tmerruar menjëherë thirri për ndihmë. Më vonë, trupi i Olesia u gjet dhe u nxor nga uji nga shpëtuesit lokalë. Siç raporton Daily Mail, policia turke hetoi rastin dhe konkludoi se ishte një aksident./albeu.com/


Shtuar 1.05.2020 14:25