Hajdari flet hapur në Kuvend: Kam qenë viktimë e dhunës

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar sot publikisht se ka qenë viktimë e dhunës. Me tone të larta nga foltorja e Kuvendit, Hajdari tha se gratë shqiptare vriten sot në rrugë, ndërsa edhe ajo e fundit ka qenë viktimë e dhunës.

“Në dy muaj janë varë 7 gra. Sot gratë nuk janë të mbrojtura. Më vjen keq sërish që në këtë Parlament pas 2 vit e gjysmë unë të flas për gra që vriten cdo ditë. Po çfarë po bëni ju sot? Reklamoni se roli i gruas po rritet ndërkohë që gratë po vriten në rrugë. E kuptoni sot se jemi të gjitha viktima të këtij Parlamenti. Ministri i Rendit duket të kishte shkarkuar sot dikë për këtë fenomen. Këto nuk mund të ndodhin.

Për mua ky është problem i thellë dhe plagë e rëndë. Gruaja shqiptare vuan më shumë se çdo grua tjetër. Bashkë me mua e deklaroj këtu para jush se edhe unë kur kam qenë kam qenë pre dhe viktimë e dhunës. Jemi të gjithë viktimë e këtij fenomeni dhe duhet të lufojmë që mos jetë më. Nëna ime mund të ketë qenë viktimë e dhunës në komunizëm, unë kam qenë viktimë e dhunës, por fëmija im nuk duhet të jetë viktimë. Ne duhet të luftojmë. Ky vend duhet ta bëjë këtë gjë”, tha Hajdari.


Shtuar 2.03.2020 09:47