Gjirokastra proteston për dëbimin e konsullit grek, kërkesa me 7 pika për qeverinë

“Djemtë e Labërisë” së bashku me shoqatën atdhetare në Gjirokastër kanë organizuar një tubim paqësor përpara konsullatës greke.

Motivi i këtij tubimi është largimi i konsullit grek që ndodhet në Gjirokastër, për shkak se u janë cënuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Deri më tani, Polica ka shoqëruar 13 persona.

Ndërkohë shoqata atdhetare i ka drejtuar shteti shqiptar një kërkesë me 7 pika.

Kërkesë drejtuar shtetit shqiptar
1. Shpalljen si të padëshirueshëm të konsullit Grek të Gjirokastrës dhe largimin e tij nga toka shqiptare.

Arsyeja

Inponim për ndryshimin e identitetit të shtetasve shqiptarë për vazhdimin e leje qëndrimin në Greqi.

2. Hetim i panshëm për të gjithe personat e konsullatës Greke në Gjirokastër si bashkëpuntorë të konsullit për shkombëtarizimin e shqiptarëve.

3. Jo vetëdeklarim kombësie pa pa vërtetim origjine.
4. Reciprocitetii plotë në çdo fushë me Greqinë.
5. Çdo marrëveshje për vijë detare dhe tokësore të bëhet me referendum.

6. Të rishqyrtohet ligji i luftës dhe të veprohet konform reciprocitet.
7. Largimi i të gjitha monementeve greke në territorin e Shqipërisë ( varrezat e ushtarëve grek, bustet e personave të cilët nuk lidhen me interesat e Shqipërisë.


Shtuar 17.06.2020 10:08