Pep Guardiola konfirmon të ardhmen e veteranit Silva

Kontrata e tij me Manchester City skadon më 30 qershor, por prej kohësh David Silva ka deklaruar se do të largohet nga skuadra kampione e Premierligës.

Silva luan prej 10 vitesh me ‘Qytetarët’.

“Edhe pse kontrata e tij përfundon pas dy javësh, David do të qëndrojë me ne deri në fund të këtij sezoni”, tha Guardiola.

“Klubi dhe lojtari do të gjejnë një marrëveshje për ta mbyllur këtë çështje. Kemi nevojë për një kampion si ai”, përfundoi ai.

Sot rikthehet Premierliga he skuadra e Manchester City do të përballet me Arsenalin.


Shtuar 17.06.2020 10:10