Ekzekutimi i rapsodit dhe mikut të tij, çfarë dëshmoi bashkëpunëtori i autorit

Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur më 27 prill në Lalm Lukaj, të Lezhës akoma nuk është zbardhur.

Në prangat e Policisë ka rënë 35- vjeçari Agron Lushi, banues në Lalm Lukaj, person me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë. Ndalimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë së Lezhës në vijim të veprimeve hetimore, bazuar në provat shkencore të siguruara që e implikojnë 35-vjeçarin Lushi në këtë ngjarje kriminale. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas burimeve, i ndaluari e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje, por pritet të merret sërish në pyetje nga hetuesit. Për krimin e dyfishtë është arrestuar më parë edhe Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij E. Përdoda. Edhe 40-vjeçari Përdoda e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje.


Shtuar 16.05.2020 08:04