“U martova me djalin tuaj për para” Angela Martini ia thotë “copë” vjehrrit (VIDEO)

Modelja Angela Martini, ashtu si dhe shumë njerëz të famshëm, është bërë pjesë e aplikacionit më të ndjekur të momentit, “TikTok”, dhe ka publikuar videon e parë.

Në postimin e saj ajo është vendosur në rolin e Lorelei Lee në filmin “Gentleman Prefer Blondes”, ku aktorja është në rolin e Marilyn Monroe.

Në këtë video modelja “bisedon” me babain e djalit me të cilin do të martohet, duke ia shprehur hapur se po martohet për paratë e tij.

Babai i djalit: Mund ta bindësh atë idiot që e do, por nuk më bind dot mua

Angela: Shumë keq sepse unë e dua atë

Babai i djalit: Sigurisht për paratë e tij

Angela: Jo, sinqerisht

Babai i djalit: Për çfarë doni të martoheni atëherë me të?

“Unë dua të martohem me atë për paratë tuaja”, thotë Angela, nën zërin e Marilyn.


Shtuar 16.05.2020 08:15