Shtyhet seanca për Selami Shimshek, përfaqësuesi i ambasadës turke në gjykatë

Sot zhvillohet seanca ne Gjykatën penale të Tiranës, për Selami Shimshek miku i Harun Celik, të dy të kapur me vizë të falsifikuar kanadeze.

Selami Shimshek, në përballjen e tij në Gjykatën e Tiranës ku do të gjykohet në bazë të provave të prokurorisë nën akuzën e falsifikimit të vizës kanadeze me të cilën ai do të tentonte të kalonte kufirin shqiptar.

Selami shimshek i ka paraprirë situatës, ndryshe nga Harun Celik i cili u gjykua me procedura të përshpejtuara.

Ndërkohë Selami Shimshek ka tentuar të zgjedhë një proces normal. Selami Shimshek ka treguar përballë grupit hetimor kalvarin e vuajtjeve, dhe mënyrën se si ka ardhur në Tiranë, dhe se si u bë falsifikimi i vizës.

“ABC News” siguroi dëshminë e shtetasit turk Selami Shimshek, i ndaluar në 8 gusht pas ka hyrë nga Kosova në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës.

Mbrojtja e Simsek ka kërkuar në seancën paraprake gjykim të shkurtuar, kërkesë së cilës i qëndon edhe në seancën e sotme.

Sipas prokurorisë, viza për në Kanada ka qenë e falsifikuar, ndërsa pasaporta e tij turke ka qenë në rregull. Pas marrjes në pyetje ka deklaruar në mënyrë të hollsishme në lidhje me gjithë përgatitjen për pajisjen me vizën fallso.

Ka paguar 5 mijë euro për këtë vizë. Nga akti i ekspertimit teknik, ka rezultuar se viza është tërësisht e falsifikuar.

Në këto kushte ai është arrestuar për veprën penale, ndërsa provat vërtetojnë katërcipërisht se është fajtor.

Prokuroria kërkon që kërkesa të merret parasysh edhe duke marrë parasysh gjithashtu edhe kërkesën e Simsek për gjykim të shkurtuar. Mbrojtja ndërkohë, nuk ka pretendime për kërkesën e prokurorisë.

Gjykata pranon zyrtarisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Prokuroria kërkon shtyrjen e seancës për një datë tjetër, për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare të pretencës.

Seanca shtyhet në datën 27 janar, ora 10.00./abcnews.al


Shtuar 13.01.2020 09:33