Ndërron jetë nga koronavirusi një i moshuar tek Infektivi

Një 90 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, duke shkuar kështu në 22 numri i viktimave.

90-vjeçari vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.

Ditën e sotme ministria konfirmoi 16 raste të reja duke shkuar në 377 numri i të prekurve.


Shtuar 6.04.2020 13:02