10 të konfirmuar! Ministrja: Sonte presim 18 analiza të tjera për koronavirusin

Shqipëria ka shënuar 10 të prekurit e para nga koronavirusi, COVID-19 dhe fatmirësisht ende nuk shënojmë asnjë viktimë brenda kufinjve.

Ndërkohë që 10 shtetas janë të konfirmuar, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e qeverisë për COVID-19, u shpreh se janë edhe 18 raste analizash në proces, për të cilat po priten rezultatet.

Manastirliu: Deri më tani janë testuar në ISHP, në laboratorin e virologjisë, 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 janë të konfirmuara si pozitiv.

Sic e dini bëhet fjalë për 2 të sëmurët e parë, si dhe 6 persona të tjera si kontakte të ngushta ose rreth i tyre i afër, si dhe 2 raste të tjera të pa lidhura me këto raste.

Ata janë në ndjekje në shërbimin infektiv. Ka në proces edhe 18 analiza të tjera, pritet të dalin rezultatet e tyre, duke thënë këtu se është bërë një punë kapilare nga Urgjenca Kombëtare. /albeu.com/


Shtuar 10.03.2020 16:05