E akuzuan për qoka me Ramën, Ermal Mamaqi tregon si iu lut Berishës për rolin (VIDEO)

Aktori dhe producenti Ermal Mamaqi ka folur lidhur me filmin e tij “I love Tropoja” në të cilin do të jetë edhe kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Siluetë”, Ermali ka treguar se kryeministri nuk është më shumë se 2 minuta në filmin e tij. Gjithashtu ai ka treguar se ka tentuar që të ketë në film edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pyetje: Tek i pari ishte Erion Veliajm, tek i dyti Edi Rama kush e ka radhën i treti. Apo është thjesht përdorim komercal i figurës politike?

Ermal Mamaqi: Po është kaq e thjeshtë. Edi Rama nuk është më shumë se 2 minuta në film dhe…Qokë i bëra unë apo ai mua. Kush e bëri qokën? Ai është daja në film. Ftesën ia bëra dhe Sali Berishës, madje i jam lut shumë. Kë nuk i futa miq por nuk pranoi të ishte bashkë me Ramën. Por doktori nuk pranoi.


Shtuar 7.01.2020 11:40